Homepage > Inspiration > Dekorimi veror

Dekorimi veror

Hapini dritaret tuaja dhe lejoni që rrezet e diellit të depërtojnë në të.

 

Pas sezonit të zymtë të dimrit, ne jemi të gjithë më se të gatshëm për të mirëpritur diellin freskues veror. Është koha për t’u përgatitur për verën, e cila nënkupton largimin e trishtimit dhe errësirës së dimrit në shtëpinë tuaj.

Konsiderojini këto qasje në dekorimin e shtëpisë tuaj për verën:

 

 

  • KOMFORTI. Çfarë mund të jetë më mirë se sa të mbështetesh në divanin tënd dhe të lexosh faqet e një romani, i rrethuar nga një qetësi dhe energji pozitive? Organizoni një ambjent leximi për veten tuaj me ndihmën e Enza-ës dhe shijoni librin tuaj në paqe.

  • THJESHTËSIA. Po kërkoni për një atmosferë relaksuese? Atëhere shmangni pamjen e ngarkuar që vjen nga mobiljet e tepruara dhe zgjidhni nje dizajn minimalist dhe një qasje dekorimi që iu lë hapësirë të merrni frymë.

  • ERGONOMETRIA. Një njësi TV e projektuar në mënyrë të zgjuar jo vetëm që ju lejon të uleni në mënyrë paqësore dhe të shijoni një film ose një komedi në mbrëmje, por gjithashtu ofron hapësirë shtesë për vendosjen e sendeve të vogla.

 

 

QETËSIA. Kur skema juaj e ngjyrave dhe zgjedhja e dekorimit të shtëpisëjanë të pamjafteshme për dhënien e qetësisë, hapni dritaret tuaja.  Lejoni që flladi i verës dhe i detit t’iu mbushi me qetësi shtëpinë tuaj.

 

 

 

  • PRAKTICITETI. Lehtësisht për t’u pastruar, divanet që lahen lehtë iu lejojnë ju të kurseni kohë të çmuar në pastrimin e shtëpisë, duke iu dhënë më shumë kohë të shijoni diellin, detin dhe muajt e verës.

  • MODULARITETI. Përdorni rafte librash si ndarës për të ndarë një dhomë ose lejoni një raft për shërbim të dyfishtë. Moduli jonë ju jep mundësi të plotë për të ushtruar dhe eksperimentuar me krijimtarinë tuaj për dizajnin e shtëpisë.

  • ESTETIKA. Jastëkët zbukurues, me prerjet e tyre të mrekullueshme, modelet ekzotike, iu kënaqin syrin në çdo kohë.
Kthehu në fillim
dekorimi-veror-enza-home