Homepage > Inspiration > Dhomat e gjumit: një zgjedhje e zgjuar

Dhomat e gjumit: një zgjedhje e zgjuar

Zgjedhje të zgjuara

Dëshironi të keni një dollap fin dhe të organizuar, ku mund të gjeni lehtësisht çdo gjë që ju nevojitet? Ne shpesh duhet të varim rrobat tona në të njëjtën varëse për shkak të mungesës së hapësirës. Ndonjëherë, edhe kur kemi një dollap super të madh, është e vështirë që ta mbajmë atë të organizuar. Vendosja e të gjitha rrobave tuaja dhe sendeve të tjera në dhomën tuaj të gjumit kërkon planifikim të vërtetë. Roli më i madh qëndron me dollapët.

Dëshironi të keni një dollap të mirë organizuar dhe shik në mënyrë që të gjeni çdo gjë lehtësisht?

Përdorni dyert rrëshqitëse në vend të dyerve normale në mënyrë që të kurseni në hapësirë. Përveç kësaj, përdorimi i pasqyrave në dyert e dollapit tuaj do e bëjë dhomën tuaj të duket më me hapësirë.

Zgjidheni dollapin tuaj në përputhje me madhësinë e dhomës tuaj të gjumit.

Ju mund të zgjidhni çdo madhësi që ju pëlqen me alternativa të ndryshme modulare. Modulet e këndeve do iu lejojnë të merrni avantazhin e çdo cepi të dhomës tuaj të gjumit dhe do të krijojë një pamje elegante.

Detajet brenda dollapit tuaj do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë

Sektori i aksesorëve, mekanizmat për të varur pantallonat dhe mbajtëset e rrobave do iu lejojnë t’i rregulloni më lehtë gjërat tuaja.

Gjeni çfarë ju duhet me lehtësi me anë të ndriçimit të dollapit.

Ju mund të gjeni atë që kërkoni me lehtësi duke i ndarë sipas ngjyrave me atë të ndriçimit të dollapit.

Zgjidhni të njëjtat lloje varësesh rrobash dhe kutish:

Kombinimi i varëseve të rrobave dhe kutive do iu ndihmojë të krijoni një pamje elegante dhe të rregullt. Përdorimi i kutive dhe varëseve të rrobave me materiale dhe cilësi të ndryshme do shkaktonte një çrregullsi në dollapin tuaj. Kjo mund të krijojë hapësirë të zbrazët, të papërdorshme për shkak të ndryshimeve në madhësi.

Kthehu në fillim