Homepage > Inspiration > Një qasje elegante dhe e rehatshme për të dekoruar shtëpinë tuaj

Një qasje elegante dhe e rehatshme për të dekoruar shtëpinë tuaj

A është e mundur që të arrihet një pamje madhështore duke ruajtur një stil bashkëkohor kur dekoroni amjentin e brendshëm?

Enza i përgjigjet kësaj pyetjeje me setin e dhomës së ngrëniese Rain dhe serinë e saj të divanëve Rebecca: Një shprehje se si një stil i thjeshtë, por ambicioz mund të vijë në jetë. Modelet arrijnë të krijojnë një atmosferë fine dhe të veçantë në shtëpi.

Grupi i tapicerisë Rebecca qëndron me detaje të përpikta dizenjimi dhe me një formë që ilustron dinamikën e jetesës bashkëkohore. Forma e saj moderne dhe ergonomike e kthen dhomën e ndenjes në një hapësirë që i jep formë ndjenjës së përgjithshme të një shtëpie.

Dhoma e ngrënies Rain nga Enza të verbon me detajet dhe shkëlqimin mbreslënës. Ky arredim natyral i jep dhomës një pamje të ngrohtë dhe komode. Dizajni i dallueshëm i këmbëve të tavolinave dhe raftit Rain shton një tjetër nuancë që krijon një ambjent elegant me qasje moderne dizenjimi.

Dhoma e ngrënies po transformohet në një hapësirë ekskluzive falë dizenjimit me bronz dhe vija, të cilat së bashku rrisin elegancën dhe stilin e modelimit. Një sistem rrëshqitjeje përdoret për sirtarët duke siguruar lehtësi dhe rehati në përdorim.

Kthehu në fillim