Homepage > Inspiration > Produktet e reja: Koleksioni Lucido

Produktet e reja: Koleksioni Lucido

Një përkufizim i ri i elegancës: Lucido

Linja Lucido, të cilën Enza Home e ka dizenjuar për hapësirat moderne të jetesës, rrëmben vëmendjen tuaj me funksionalitetin e saj po aq shumë sa dhe me elegancën dhe detajet fine. “Modeli” është zhvilluar për ata, të cilët presin që dhoma e ndenjes të jetë sa më e këndshme, e rehatshme, e qetë dhe e thjeshtë. Koncepti përbëhet nga dhoma e ngrënies dhe dhoma e gjumit.

Seti i dhomës së ngrënies Lucido transformon dhomën tuaj të ngrënies dhe tërheq admirimin me linjat e saj bashkëkohore dhe formën moderne. Dizajni arrin të tërheqë syrin e çdokujt pavarësisht linjave të thjeshta, të pastra dhe krijon një ambient të veçantë me cilësinë e saj të mëndafshtë. Parketi “The Gold Somerset” i dizenjuar posaçërisht për modelin shfaq një cilësi tëveçantë në dru. Kombinimi i kremit dhe grisë ofron një organizim tërheqës dhe mbreslënës vizual.Sipërfaqet e buta të përdorura në modulet e dhomës së ngrënies e bëjnë përdorimin e mobiljeve të kënaqshme dhe sistemi krijon një atmosferë praktike dhe të rehatshme. Lucido vjen në dy alternativa portabël dhe jo portabël. Alternativa portabël përmban një set enësh guzhine dhe një set të dizenjuar në mënyrë unike për karriget.

Seti i dhomës së gjumit Lucido ka gjithashtu një dizajn joshës me formën e saj të jashtëzakonshme dhe unike. Qasja inovative e modelit gjithashtu bën thirrje për një këndvështrim tjetër të jetesës moderne të kohës sonë. Bazat e krevatit, me ose pa mundësi ruajtje janë modelet në dispozicion. Aplikimet në ngjyra dhe modelet e krevatëve bëhen treguesi i një hapësire elegante dhe romantike.

Kombinimi i ngjyrës krem dhe gri përdoret në setin e dhomave të gjumit për t’u përshtatur me setin e dhomave të ngrënies dhe modulet janë dekoruar me parket ngjyrë ari. Sipërfaqet dhe sistemet e paraqitura në dhomën e ngrënies e bëjnë përdorimin e tyre më të thjeshtë dhe më të kënaqshëm.

Kthehu në fillim